Presidenti çek sulmohet nga një grua, quhet prostitutë e Putinit

08:07 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, është sulmuar nga një protestuese gjysmë e zhveshur me fjalët “Zeman, prostitutë e Putinit”, derisa ai ka qenë duke votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Duke thirrur disa herë të njëjtin slogan, gruaja ka vrapuar drejt Zemanit në një qendër votimi në Pragë, përpara se të largohej nga rojet e tij.

Femen, një grup ndërkombëtar i feministeve, tha në ueb-faqen e tij se gruaja është Angelina Diash, shtetase e Ukrainës.

Zeman fillimisht është nxjerrë jashtë nga qendra e votimit, por është kthyer shpejt për të votuar.

Ai garon për mandatin e dytë presidencial. Zeman ka shkaktuar polemika duke shprehur pikëpamje anti-migrante, duke nënçmuar myslimanët dhe duke ngrohur marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, në kohën kur shumë në Evropë druajnë se Moska po ndërhyn në zgjedhjet dhe çështjet e tjera në Perëndim.

Kandidatët e tjerë për president të Çekisë përfshijnë tekstshkruesin Michal Horacek, ish-kryeministrin e krahut të djathtë, Mirek Topolanek, dhe Vratislav Kulhanekun, ish-shef i fabrikës çeke të makinave, Skoda Auto

blob:https://www.evropaelire.org/d5f36d2f-bd6d-4a72-9318-778047561cab

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400