Presidenti i Zimbabwe i mbijeton sulmit me bombë

17:33 / E shtunë, 23 Qershor 2018

Presidenti i Zimbabwe, Emmerson Mnangagwa i ka mbijetuar një sulmi me bombë në qytetin Bulawayo, transmeton Gazeta InfoPress.

Përderisa Mnangagwa ishte duke u larguar pasi mbajti një fjalim në stadiumin e këtij qyteti, një shpërthim me bombë ka ndodhur në afërsi të këtij lokacioni.

Sipas raportimeve të televizionit shtetëror zëvendëspresidenti Kembo Mohadi ka pësuar lëndim në këmbë pas këtij shpërthimi.

Mnangagwa erdhi në pushtet nëntorin e vitit që shkoi, duke ia zënë vendin mentorit të tij Robert Mugabe.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400