Prindërit e Kurz gjatë luftës kishin pranuar refugjatët nga Bosnja

14:15 / E martë, 17 Tetor 2017

 

 Sebastian Kurz vjen nga një familje e thjeshtë.

Nëna e tij ishte mësuese dhe babai i tij  me profesion ishte teknik.

Si fëmijë, ai u rrit në lagjen Meidling të Vjenës.  Pas fitimit të zgjedhjeve parlamentare ku pritet që ai të jetë  kancelari i ri i Austrisë, mediat në Austri dhe Gjermani kanë eksploruar jetën private të Sebastian Kurz.

Siç shkruan Die Welt Kurz si fëmijë  bankën  shkollës e ndau me shumë emigrantë, në kohën kur emigrantët nuk ishin temë kaq e disktuar sa sot, transmeton InfoPress.

Gjithashtu janë publikuar edhe disa informacione interesante rreth faktit se gjatë kohës së luftës në Bosnje prindërit e tij kishin pranuar refugjatë nga ky vend. /Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400