Privatësia, shefi ekzekutiv i Facebookut do të pyetet nga PE

09:45 / E enjte, 17 Maj 2018

Rrjeti social Facebook ka konfirmuar faktin që shefi ekzekutiv do të takohet me krerët më të lartë të Parlamentit Europian për të diskutuar mbi shqetësimet mbi privatësinë në Bruksel.

Data e takimit me Mark Zuckerbergun nuk është përcaktuar ende, por presidenti i Parlamentit Europian tha se shpresonte që të ndodhte javën e ardhshme.

Bisedimet do të zhvillohen gjithsesi me dyer të mbyllura, në Konferencën e Presidentëve, ku marrin pjesë edhe udhëheqës të grupeve të ndryshme politike. Pas kësaj vizite do të zhvillohet edhe një dëgjesë publike, që parashikohet të ndodhë në qershor, ku do të thirren ekzekutivë të tjerë të Facebookut.

Rrjeti social u përfshi nga një skandal me shkeljen e privatësisë së të dhënave të miliona përdoruesve, të cilat ishin përdorur nga kompania e konsulencës politike, “Cambridge Analytica”, me seli në Londër, e cila pas skandalit ka njoftuar edhe mbylljen e biznesit.

Më 23 maj, Zuckerbergun do ta presë në Paris edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Zyra e këtij të fundit njoftoi se të dy ata do të zhvillojnë bisedime mbi privatësinë e të dhënave dhe taksat. Në samitin në pallatin “Elysee” do të marrin pjesë edhe krerët e Microsoftit, Intelit dhe IBM-së.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400