Protesta të dhunshme në Francë

19:51 / E martë, 17 Prill 2018

 

 

Pas protestave të dhunshme në Tuluzë të Francës, policia franceze njoftoi se ka arrestuar 18 persona. Ato akuzohen për akte dhune dhe shkatërrim të pronës me zjarr.

18 persona janë arrestuar në sajë të përleshjeve në Tuluzë, pas dhunës që ishte regjistruar të dielën: kjo është njoftuar nga prefektura e qytetit francez, që saktëson se u është vënë zjarri 24 automjeteve. Protestat e dhunshme vijnë pas tensionit që u shfaq të dielën e kaluar, pas ndalimit të një femre me shami, e cila kishte refuzuar kontrollin nga policia.

Femra, sipas një burimi të drejtësisë franceze, është ndaluar për rebelim dhe kundërshtim të autoriteteve publike.

“Policia është angazhuar dhe ka kryer arrestimin e 18 personave për aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës me zjarr”, ka bërë të ditur prefekti Pascal Mailhos.

Rrugët “Reynerie” dhe “Bellefontaine”, të dyja të klasifikuara si zona sigurie me prioritet, janë akse kryesore e përleshjeve mes grupeve të rinjsh me forcat e rendit.

Përleshjet e dhunshme u regjistruan gjatë orëve të vona të së hënës. Policia ishte objekt i goditjeve me sende të forta nga grupet e përbëra nga 40 protestues. Forcat e rendit atyre iu përgjigjen me gaz lotësjellës. Gjithashtu në ndihmë të policisë erdhi dhe një helikopter i xhandarmërisë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400