Puigdemont nuk ka nevojë të ekstradohet më

16:16 / E enjte, 19 Korrik 2018

Spanja heq dorë nga kërkesa për esktradimin e liderit të separatistëve katalonjas, Puigdemont. Gjermania do ta kishte ekstraduar atë jo për rebelim, por për keqpërdorim fondesh.

 Gjykatësi përgjegjës në Gjykatën e Lartë të Madridit, Pablo Llarena ka vendosur të tërheqë urdhërarrestin europian për ish-presidentin rajonal të Katalonjës, Carles Puigdemont, u bë e ditur në kryeqytetin spanjoll të enjten (19.07).

Gjykata e Landit Schleswig vendosi para një jave, se Puigdemont mund të ekstradohet në Spanjë, por vetëm për dyshimin e keqpërdorimit të parave publike dhe jo për rebelim, akuza kryesore e drejtësisë spanjolle. Gjykata gjermane do të vendoste shpejt për ekstradimin.

Akuza për drejtësinë gjermane

Në deklaratën e Gjykatës së Lartë të Spanjës theksohet se vendimi i Gjykatës së Landit gjerman, e minoi punën e gjykatësit Llarena. Gjykatësi spanjoll akuzon drejtësinë gjermane ndër të tjera për “mungesë angazhimi”. Por Llarena heq dorë nga dërgimi i çështjes për Gjykatën Europiane të Luksemburg.

Puigdemont në vjeshtën e vitit 2017, në vazhdën e një referendumi për pavarësi, u vendos në Belgjikë. Në kthimin nga vendet skandinave ai ndalua në 25 mars në landin Schleswig-Holstein./DW

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400