Putin uron Gjukanoviqin

18:54 / E martë, 17 Prill 2018

 

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Millo Gjukanoviqin për zgjedhjen e tij si President i ri i Malit të Zi.

Siç thuhet në kumtesën e partisë së Gjukanoviqit, urimi i Putinit për shefin e ri të shtetit është i pari nga një prej vendeve më me ndikim në botë.

“I nderuar Gjukanoviq, ju uroj për zgjedhjen në postin e presidentit. Vlerësoj se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-malazeze në frymën e miqësisë tradicionale do të jetë në pajtim me interesat e popujve të të dyja vendeve”, thuhet në urim.

Marrëdhëniet Rusi-Mali i Zi janë tensionuar pas hyrjes së ish-republikës jugosllave në NATO dhe bashkëngjitjes së sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.

Millo Gjukanoviqi është president i ri i Malit të Zi, pasi në zgjedhjet e së dielës mori 54 për qind të votave në rrethin e parë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400