Putini sulmon kritikët amerikanë të samitit të tij me Trumpin

16:35 / E enjte, 19 Korrik 2018

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i akuzoi forcat në Shtetet e Bashkuara për përpjekje për të minuar suksesin e samitit të tij të parë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Putin dhe Trump u takuan më 16 korrik në Helsinki, duke shkaktuar stuhi krtikash në SHBA, pasi Trump refuzoi ta fajësojë liderin rus për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, më 2016.

Trump më vonë tha se është keqinterpretuar dhe se “disa njerëz” e urrejnë faktin se ai është takuar me Putinin.

Putin, i cili e mohon ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në SHBA, tha të enjten se samiti në Helsinki ka qenë i suksesshëm.

“Në përgjithësi ishte i suksesshëm dhe çoi në disa marrëveshje të dobishme. Natyrisht, do të shohim se si do të zhvillohen gjërat tutje”, tha Putin, duke mos zbuluar natyrën e marrëveshjeve që përmendi.

Putin po ashtu tha se forca të caktuara në SHBA po përpiqen të sabotojnë atë që ka arritur samiti.

“Po shohim se ka forca në SHBA që janë të gatshme t’i sakrifikojnë marrëdhëniet ruso-amerikane, t’i sakrifikojnë ato për ambiciet e tyre në një betejë të brendshme politike në SHBA”, tha presidenti rus.

Pavarësisht të gjithave, shtoi Putin, ai dhe Trump kanë filluar t’i përmirësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400