Qëndrimi i ashpër i Merkelit ndaj Rusisë përballet me rezistencë në Gjermani

17:20 / E hëne, 16 Prill 2018

 

 

​Ministri për Çështje Evropiane i Gjermanisë, Michael Roth, ka bërë thirrje të hënën për një politikë të re për ulje të tensioneve me Rusinë, duke shtuar një reagim më shumë drejt kancelares gjermane, Angela Merkel për të moderuar qëndrimin e ashpër ndaj Kremlinit, transmeton Reuters.

Kancelarja konservatore ka mbështetur Britaninë pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri, duke dëbuar katër diplomatë rusë pavarësisht se klasa politike e sheh me dyshim konfrontimin e Gjermanisë me gjigantin lindor.

Ministri Roth, njëherësh anëtar i partisë Social-Demokrate (SPD), ka thënë se derisa Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë, sanksionet duhet të kenë qëllim dërgimin e Moskës në tavolinën e negociatave.

Shumë shtete Perëndimore janë duke bërë presion për një qasje më kritike kundër Moskës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin vazhdon të mbështesë presidentin sirian Bashar al-Assad, i cili akuzohet për përdorimin të armëve kimike në luftën shtatëvjeçare në Siri.

Tonet e Merkelit ndaj Rusisë janë ashpërsuar sidomos pas vendimit të Moskës për të aneksuar Krimenë nga Ukraina.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400