Raportohet se BE-ja ka miratuar masat hakmarrëse kundër SHBA-së

19:14 / E enjte, 14 Qershor 2018

Shtetet e Bashkimit Evropian kanë miratuar tarifat hakmarrëse në uisku dhe motoçikleta, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të tarifave në metalet evropiane, transmeton AFP.

“Shtetet anëtare kanë mbështetur sot unanimisht planin e komisionit për të miratuar masat ribalancuese ndaj tarifave amerikane në çelik dhe alumin”, i ka thënë AFP-së, një burim i Komisionit Evropian në kushte anonimiteti.Po ky burim ka shtuar se tarifat do të nisin së zbatuari “në ditët në vijim” derisa zyrtarë tjerë kanë thënë se kanë shtyrë datën deri në muajin korrik.

“Bashkimi Evropian do të shfrytëzojë të drejtën e tij në venien e tarifave në produktet amerikane në vlerë të 2.8 miliardë dollarëve në tregti, siç është njoftuar nga Organizata Botërore e Tregtisë”, ka thënë ky burim nga komisioni.

Marrëdhëniet transatlantike janë në nivelin më të ulët në disa vjet, për shkak të tarifave, Marrëveshjes për klimën, paktin bërthamor dhe ambasadën amerikane në Jerusalem.

Të NgjajshmePamje të rënda! Punëtorët e pakujdesshëm “varrosin” qenin me asfalt Dimitrov: Marrëveshja me Greqinë do të nënshkruhet gjatë këtyre ditëve Këto janë fjalët e Agnesa Vuthajt për ditëlindjen e motrës! Rusia deklason Arabinë në sfidën hapëse të Botërorit OAK shpreh shqetësim për kufizimet e AKP-së në raport me bizneset Shpend Ahmeti e Mimoza Kusari Lila bëhen bashkë në qeverisjen e Prishtinës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400