Rregulli i cili nuk e lë Meghan Markle as të flejë e qetë

11:06 / E mërkure, 13 Qershor 2018

Të gjithë i kemi mësuar tashmë që rregullat mbretërore janë nga më të çmendurat, por po ashtu kemi mësuar që ish-aktorja nuk e ka për gjë edhe t’i thyejë ato. Pothuaj në çdo event, ka një lajm që e shoqëron familjen mbretërore për thyerje protokolli nga Meghan Markle.

Ndërsa shumica prej nesh kanë pranuar në heshtje rregulla si: ndalohet lyerja e thonjve, ndalohet selfie, ndalohen rrjetet sociale, ndalohet vota apo të tjera rregulla të çuditshme, ka diçka që nuk mund të kuptohet. E dini që Meghan Markle nuk mund të flejë para Mbretëreshës?

Mund t’ju duket e çuditshme, por është vërtet kështu. Kur të gjithë anëtarët e familjes mbretërore janë në të njëjtën shtëpi ose kështjellë, të gjithë duhet të presin derisa Mbretëresha të shkojë për të fjetur dhe pas saj, mund të bëjnë të njëjtën gjë të gjithë të tjerët.

Me sa duket, të gjithë anëtarët e familjes mbretërore nuk kanë “arsye” për ta justifikuar veten për të shkuar në shtrat para Mbretëreshës gjatë asaj nate, kështu që as Meghan nuk duhet ta bëjë. Edhe pse kjo e fundit, është mësuar tashmë me thyerje rregullash.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400