Rusia akuzoi Amerikën që po ndihmon ISIS’in me foto nga një videolojë

01:20 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

 

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po ndihmon organizatën terroriste ISIS, duke paraqitur disa fotografime satelitore, të cilat i kishte quajtur ‘dëshmi të parefuzueshme’. Por, mediat ndërkombëtare kanë zbuluar që Rusia ka përdorur një lojë të telefonave të mençur për të marrë këto imazhe, transmeton Gazeta Metro.

Ministria ruse kishte thënë që amerikanët kishin ofruar mbrojtje ajrore për ISIS’in, por këtë e ka bërë me këto fotografi që është marrë nga videot e lojës që luhet në iPhone dhe telefona Android.

Përdoruesit e mediave sociale, me të dalë akuzat, kanë zbuluar lojën prej nga janë marrë pamjet për të bërë propagandë nga Rusia në drejtim të Amerikës. Videoloja quhet AC-130 Gunship Simulator dhe fotografitë janë marrë nga videot e kësaj loje përmes ‘screenshot’.

Pak pasi u zbuluan, ministria ruse largoi këto postime me këto pamje, por disa persona tashmë i kishin ruajtur ato.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400