Rusia e konsideron ndalimin e shitjes së duhanit personave të lindur pas vitit 2015

15:45 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë i ka publikuar planet për ta ndaluar shitjen e cigareve personave që janë lindur pas vitit 2015.

Kjo lëvizje radikale do ta bënte Rusinë vendin e parë që ndërmerr një qëndrim kaq rreptë ndaj duhanit, transmeton Express.

Për një kohë të gjatë, Rusia ka qenë tolerante ndaj pirjes së duhanit, ndërsa kufizimet publike u futen në fuqi në vitin 2013.

Por legjislacioni i futur në fuqi që nga ajo kohë, e ka forcuar ligjin ndaj duhanit në mënyrë të konsiderueshme.

Anëtari i Komitetit Shëndetësor në Parlamentin e Rusisë, Nikolai Gerasimenko, ka thënë: “Ky synim është absolutisht i saktë në mënyrë ideologjike,” raporton The Times.

Por, një vendim i tillë ka shumë mundësi se do t’i zemërojë kompanitë e duhanit, megjithatë Rusia tashmë ka shënuar përparim të fortë kundër prijës së duhanit.

Numri i duhanpirësve ka rënë për 10 për qind në vitin 2016, sipas agjencisë së lajmeve “Tass”.

 

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400