Rusia kërcënon Britaninë e Madhe pas raporteve për mbyllje të mediumit rus

21:21 / E martë, 13 Mars 2018

 

Asnjë medium britanik nuk do jetë në gjendje të funksionojë në Rusi nëse Britania e Madhe vendosë ta shuajë selinë e televizionit ndërkombëtar Russia Today në Angli.
Kështu ka bërë të ditur Maria Zakharova, Drejtoresha e departamentit të Informacionit në Ministrinë e Jashtme në Federatën e Rusisë, përmes një prononcimi të saj në një transemtues publik rus.

Reagimi rus vie menjëherë pasi u theksua se rregullatori britanik, Ofcom, nuk mund të rifreskojë licencën e kanalit televiziv të financuar nga shteti, referuar Russia Today.
Njoftimi i Ofcom erdhi mes tensioneve në rritje midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë pas helmimit të një ministri në tokën britanike, njofton Klan Kosova.

Sipas mediave të huaja ky vendim erdhi ndërsa Zakharova iu përgjigj tensioneve të fundit duke thënë se ”askush nuk duhet të kërcënojë një fuqi bërthamore”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400