Rusia do të mbajë manovrat më të mëdha ushtarake në katër dekada – merr pjesë edhe Kina

20:01 / E martë, 28 Gusht 2018

Rusia do të mbajë muajin e ardhshëm manovrat më të mëdha luftarake në gati katër dekada, tha sot ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Në manovra do të marrin pjesë edhe forca kineze dhe mongole.

Manovrat e koduara me emrin Vostok-2018 do të përfshijnë rreth 300,000 trupa, mbi 1,000 avionë ushtarakë, dy nga flotat detare ruse dhe të gjitha njësitë ajrore të saj, tha ministri Shoigu në një deklaratë.

Manovrat zhvillohen në një kohë kur janë rritur tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë, e cila është e shqetësuar rreth asaj që e quan një përforcim të pajustifikuar ushtarak të NATO-s në krahun e saj perëndimor.

NATO-ja thotë se i ka shtuar forcat e saj në Evropën Lindore për të penguar një veprim të mundshëm ushtarak rus pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes prej saj të një rebelimi pro-rus në Ukrainën lindore.

Kina dhe Rusia kanë marrë pjesë edhe më parë në stërvitje të përbashkëta ushtarake, por jo në një shkallë kaq të madhe.

Një zëdhënësi i NATO-s tha se Rusia e kishte informuar Aleancën rreth manovrave dhe se NATO-ja do t’i vëzhgojë ato. /VoA

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400