Senatori McCain e konfirmon se ia dorëzoi FBI’së dosjen ruse të Trump

16:02 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Senatori amerikan, John McCain e ka publikuar një komunikatë për media përmes së cilës e konfirmon se vitin e kaluar kishte pranuar “informata të ndjeshme” të cilat më pas ia kishte dorëzuar FBI-së, ashtu siç edhe është raportuar së fundmi në media.

McCain ka thënë se nuk ka qenë në gjendje ta jepte një mendim për saktësinë e përmbajtjes së informatave, transmeton Express.

Kjo është komunikata e tij e plotë:

Në fund të vitit të kaluar, pranova informata të ndjeshme të cilat janë bërë publike tashme. Në bazë të ekzaminimit të përmbajtjes dhe duke mos qenë në gjendje të jap mendim rreth saktësisë së tyre, ato i dorëzova te Drejtori i FBI-së. Kaq ka qenë kontakti im me FBI-n apo çfarëdo agjencie tjetër qeveritare në lidhje me këtë çështje.

 

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400