Serbët dhe rusët në panik, do t’u merret pasuria në Mal të Zi

16:07 / E enjte, 19 Korrik 2018

Mijëra të huaj dhe pronarë objektesh pa leje në Malin e Zi do të përballen me telashe pasi deri më 16 korrik, afat ligjor, nuk i kanë dorëzuar dokumentet për legalizim.

Kjo do të thotë se një numër i madh i shtetasve të huaj, pronarë të objekteve pa leje, në mesin e të cilëve më së shumti ka serbë dhe rusë mund të mbesin pa pasuri.

Nëse nuk i kanë dorëzuar aplikacionet në afatin që ua ka caktuar komuna, ata do të lënë hipotekë objektet e papërfunduara si garanci që pronarët do t’i paguajnë tatimet.

Siç njoftojnë mediat serbe, disa pronarë të ndërtimeve ilegale kanë kontaktuar autoritetet malazeze, duke u thënë se nuk kanë qenë të njoftuar për çështjen e legalizimeve dhe se kanë pritur që të njoftohen lidhur me këtë nga organet kompetente.

Por, në Ministrinë e Turizmit dhe organin që merret me legalizime kanë thënë se nuk kanë pasur obligim që t’u dërgojnë njoftime të veçanta pronarëve të patundshmërive ilegale.

Ata kanë thënë se kanë bërë një kampanjë intensive rreth kësaj çështje në mediat serbe dhe në mediat ruse në Mal të Zi.

Po ashtu, kanë theksuar se qytetarët serbë që kanë prona në Mal të Zi kanë mundur t’i dërgojnë dokumentet për legalizim edhe me postë.

Mediat serbe bëjnë me dije se rreth 20 mijë pronarë shtetas serbë të vilave në Mal të Zi do të mbesin pa pasuri, sepse nuk kanë dorëzuar kërkesat për legalizim.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400