Serbët plaçkisin hotelin më luksoz në Paris, vjedhin stoli në vlerë mbi 4 milionë euro (Video)

13:05 / E premte, 12 Janar 2018

 

Një grabitje spektakolare u zhvillua mbrëmë në një nga hotelet më luksoze në Paris, ku u vodhën bizhuteri me vlerë më shumë se 4 milionë euro! Thuhet se bëhet fjalë për bandën Panter Pink, në mesin e të cilëve ka shumë serbë, transmeton VideoPress.

Një pjesë e bizhuterive  në  vlerë më shumë se katër milionë euro ,  që ishte vjedhur në një plaçkitje spektakolare në hotelin Ric, në mes të Parisit, u gjet,  tha  një burim policor.

Vlera e “gjahut” vlerësohet në “më shumë se katër milionë euro”.

Pesë burra, të armatosur me sëpata, shkatërruan dritaret e një dyqani luksoz në hotel të mërkurën, rreth orës 6, njoftuan mediat franceze.

Tre prej tyre u arrestuan  gjersa dy u arratisën, konfirmoi policia.  Hoteli luksoze Ric është i vendosur në sheshin Plas Vendra.

blob:http://www.mirror.co.uk/2e56eed9-f497-4b18-8971-53c619facf90

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400