‘Shanci i fundit’: Trump heq dorë nga sanksionet ndaj Iranit, kërkon ndryshime

12:25 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Presidenti i SHBA’së Donald Trump ka heq dorë nga sanksionet kundër Iranit, por ai është duke insistuar për një marrëveshje të re bërthamore e cila duhet të negociohet përpara 120 ditëve.

“Pavarësisht prirjeve të mia të forta, nuk kam heq dorë nga marrëveshja e SHBA’së me Iranin për armët bërthamore. Megjithatë, kam dhënë dy alternative për të ecur përpara: ose të rregullohen gabimet katastrofike të marrëveshjes, ose SHBA do të tërhiqen,” ka deklaruar Trump.

“Ky është shanci i fundit. Në mungesë të një marrëveshjeje të tillë, SHBA nuk do të heqin dorë nga sanksionet për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore të Iranit. Dhe nëse në çdo kohë gjykoj se një marrëveshje e tillë nuk është brenda mundësive, unë do të tërhiqem menjëherë nga marrëveshja. Askush nuk duhet të dyshojë fjalën time,” shtoi ai.

Trump, i cili më herët theksoi se ai mund të anulojë pjesëmarrjen e SHBA’së në marrëveshjen bërthamore “në çdo kohë”, nuk pranoi të ri-vërtetojë përputhjen e Iranit me marrëveshjen në tetor, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Ai pretendoi në kohën kur Irani kishte “bërë shkelje të shumta” të marrëveshjes bërthamore, pavarësisht konfirmimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se Republika Islamike ishte duke e respektuar marrëveshjen.

Duke iu përgjigjur vendimit të Trump në atë kohë, presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Teherani nuk do të thellonte presionin ndaj Shteteve të Bashkuara.

Një ditë më vonë, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se masa e Trumpit minoi kredibilitetin e SHBA’së në skenën botërore.

Sikur Trump të vendoste të ri-vendoste sanksione ndaj Iranit, kjo do të ishte një shkelje e marrëveshjes bërthamore.

Disa, duke përfshirë zëvendësministrin e jashtëm iranian Abbas Araghchi, kishin spekuluar se marrëveshja do të kishte rënë pa përfshirjen e SHBA’së

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400