SHBA kryejnë sulmin e parë kundër ISIS në Jemen

09:41 / E martë, 17 Tetor 2017

 

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulmin e parë ajror kundër Shtetit Islamik në Jemen, duke shkatërruar kampet e stërvitjes dhe duke vrarë dhjetëra militantë.

Lajmin e ka bërë të ditur Pentagoni. “Sulmet kanë minuar përpjekjet e organizatës për të stërvitur luftëtarë të rinj”, thuhet në një komunikatë. Ndërkohë, sipas burimeve të CNN, në dy bazat e goditura ndodheshin të paktën 50 militantë të ISIS.

“ISIS ka përdorur territore jashtë kontrollit të Jemenit për të planifikuar, drejtuar, frymëzuar dhe rekrutuar anëtarët e tij për sulme terroriste kundër Amerikës dhe aleatëve të saj në të gjithë botën. Për vite të tëra Jemeni ka qenë një vatër për terroristët”, thuhet në komunikatën e Pentagonit.

Në të shtohet më tej se forcat amerikane po kryejnë operacion edhe kundër Al Kaedës së Gadishullit Arabik për të reduktuar kapacitetet e dy grupeve për të kryer sulme të koordinuara dhe për të mbajtur nën kontroll territore të ndryshme të vendit

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400