SHBA në panik, policët qëllojnë për vdekje bombarduesin e Austinit

10:08 / E mërkure, 21 Mars 2018

Bombarduesi i Austinit është qëlluar për vdekje pasi agjentët e FBI-së e kishin ndjekur për ta arrestuar, njoftojnë mediat amerikane.

Personi shpërtheu një pajisje para se të shkrepte me armë zjarri përgjatë autostradës ndërshtetërore 35 në orët e hershme të së mërkurës.

FBI dhe policia kanë gjurmuar itinerarin e bombarduesit në zonën “Round Rock” para se ta qëllonin në ora 3 të mëngjesit të së mërkures, thonë raportet policore, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Përderisa zyrtarët policorë ndoqën të dyshuarin, një pajisje shpërtheu para se policët të arrinin në vendngjarje.
Departamenti i policisë në Austin kanë shkruar në rrjetin social Tuiter të cilët kanë thënë se një polic ka qenë i përfshirë në të shtënat pranë autostradës, por nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400