SHBA: Supremacisti i bardhë u dënua me vdekje për vrasjet në kishë

09:33 / E mërkure, 11 Janar 2017
Personi 22 vjeçar, Dylann Roof, që publikisht ka pranuar se është supremacist i bardhë, mbrëmë është dënuar me vdekje për vrasjen e nëntë anëtarëve zezakë të një kishe, gjatë një sesioni të studimit të Biblës në Çarlston të Karolinës Jugore.

Dylann Roof është personi i parë që dënohet me ekzekutim për krimin e urrejtjes sipas ligjit federal.

Gjatë procesit të tij, Roof nuk ka luftuar për jetën e tij e as që ka shprehur ndonjë mëshirë. Ai e mbrojti vetveten gjatë procesit dhe asnjëherë nuk e ka shpjeguar masakrën që e ka kryer.

Derisa është lexuar vendimi i gjykatës, ai nuk ka treguar emocione.

Pas vrasjeve të 17 qershorit të vitit 2015, Dylann Roof u tha agjentëve të FBI-së se ai dëshironte që me të shtënat e tij ta kthente segregacionin ose së paku ta fillonte një luftë racore.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400