SHBA-të apo Irani? Kush përfiton nga tensionet në rritje në mes Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

00:19 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Një rritje e tensioneve midis Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kërcënon interesat strategjike të SHBA-ve në Gjirin Persik dhe një shtet i cili mund të fitoj është Irani.

Abu Dhabi thotë se radarët e Katarit kapën dy avionë civilë të UAE në fluturimet komerciale në Bahrein javën e kaluar dhe Doha thotë se avionët ushtarakë të UAE kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj më 21 dhe 3 janar.

Secili mohon akuzat e njëri-tjetrit dhe dy shtetet prodhuese të energjisë kanë kërkuar të lehtësojnë mosmarrëveshjet. Rreziku i një konfrontimi midis tyre është rritur, por lufta nuk ka gjasa të ndodh, sipas ekspertëve rajonalë, transmeton lajmi.net

Rritja e tensionit, shtatë muaj pas vendosjet së sanskioneve nga UAE, Arabia Saudite, Bahreini dhe Egjipi për udhëtimet komerciale në Katar për akuzat të cilat janë mohuar nga Katari – se ajo mbështet terrorizmin dhe Iranin.

Kur aeroplanët ushtarakë të Katarit, afrohen me një avion civil, rrezikon një incident që edhe pa planifikuar mund të rezultojë në humbjen e jetës të njerëzve dhe situata mund të përshkallëzohet dhe të krijohet një situatë që vendet e Gjirit nuk e kanë pasur më parë.

“Një shkëndijë shumë e vogël, në një skenar më të keq, mund të ndez një zjarr të madh”, tha Gabriel Collins, ekspert për sanksionet financiare në Universitetin Rajs në Teksas.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha se thyerja e lidhjeve midis aleatëve të saj të Gjirit Arab pengon luftën e Uashingtonit kundër Shtetit Islamik dhe “kundërshtimin e përhapjes së ndikimit malinj të Iranit”.

Irani ka kritikuar kufizimet mbi Katarin dhe ka bërë thirrje që gjithçka të zgjidhet nepërmjet dialogut. Ministri i Jashtëm Mohammed Javad Zarif është ankuar për atë që ai e quajti një “deficit të dialogut” në rajon.

Gjiri është një fushë strategjike e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Flota e pestë e SHBA-së është bazuar në Bahrein dhe baza ajrore Al Udeid në Katar është një qendër e operacioneve të saj kundër Shtetit Islamik.

“Shtetet e bashkuara e konsiderojnë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si partnerë rajonalë”, tha një zëdhënës i Komandës Qëndrore të SHBA-së në Katar, në përgjigje të një kërkese të Reuters për koment mbi incidentet, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve.

Baza do të ishte vendimtare nëse SHBA-të do të shkonin në luftë me Iranin, të cilin Uashingtoni e konsideron si sponsor të terrorizmit dhe një kërcënim për stabilitetin dhe interesat e SHBA-ve në Lindjen e Mesme. Teherani mohon akuzat.

Rivaliteti rajonal:

Arabia Saudite kryesisht e sheh Iranin si një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe e konsideron Repulikën Islamike – e cila është shiite me shumicë, si rivali i saj kryesor në rajon.

“Rivaliteti midis Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj të Gjirit me Iranin është ndezur. Këta janë partnerë kyçë të tregtisë dhe sigurisë në Perëndim për dekada dhe nëse janë të ndarë, shumë shpejtë mund të vijnë goditjet ushtarake, në këtë atmosferë, Irani do të fitojë dhe SHBA-ja do të humbasë”, tha një diplomat.

Një zyrtar arab, në kushte anonimiteti tha se UAE, për shkak të vizionit të saj konkurrues me Katarin, dëshironte të rriste presionin mbi Dohën për të sinjalizuar se pajtimi nuk është i afërt dhe bojkoti nuk do të përfundojë shpejt.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duket se e ka zbutur pikëpamjen e tij për Dohën.

Ai fillimisht bekoi bojkotin, duke akuzuar Dohën për financimin e terrorizmit “në një nivel shumë të lartë.” Por ai ofroi në shtator një ndërmjetësim dhe këtë muaj telefonoi sundimtarin e Katarit për ta falënderuar atë për përpjekjet e tij kundër terrorizmit.

Por, një përshkallëzim i situatës këtë rajon do të krijonte një konflikt të madh midis SHBA-ve dhe Iranit, përveç që do të krijonte një problem mes shteteve të rajonit. Por një situate të tillë do t’i gëzohej Irani.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400