SHBA, thirrje Europës për një qëndrim të ashpër ndaj Iranit

19:29 / E enjte, 12 Korrik 2018

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, u bëri thirrje vendeve evropiane të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj Iranit, duke shkurtuar të gjitha fondet që vendi mund të përdorë për të nxitur paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Pompeo u takua me zyrtarët europianë në Bruksel, pas takimit të udhëheqësve të NATO’s. Ai u kërkoi atyre të bashkohen me një fushatë presioni ekonomik të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Teheranit, që nisi pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja e rëndësishme bërthamore e Iranit në muajin maj.

“Ne u kërkojmë aleatëve dhe partnerëve tanë të bashkohen me fushatën tonë të presionit ekonomik ndaj regjimit të Iranit”, shkruante Pompeo në një postim në Twitter përpara bisedimeve.

“Ne duhet të presim të gjitha fondet që regjimi përdor për të financuar terrorizmin dhe luftërat e ndërsjellta. Do të jetë e pamundur të përcaktohet se kur Irani mund të përpiqet të nxisë terrorizmin, dhunën dhe paqëndrueshmërinë në një nga vendet tona më pas”.

Postimi i tij shoqërohej me një hartë që akuzonte Iranin për sponsorizimin e të paktën 11 sulmeve terroriste në Evropë që nga viti 1978.

Komentet e Pompeo vijnë pasi zyrtarë të tjerë amerikanë po zhvillojnë vizita në vende të ndryshme të botës për t’i paralajmëruar ato të ndalojnë blerjen e naftës nga Irani pasi në të kundërt do të përballen me sanksione dhe pasi ai akuzoi Iranin për përdorimin e ambasadave të saj për të komplotuar sulme terroriste në Evropë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400