Shkrimtarët e njohur largohen nga PEN qendra ruse

14:46 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Shkrimtari i mirënjohur rus, Boris Akunin, emri i vërtetë i të cilit është, Grigory Chkhartishvili, i ka ndërprerë lidhjet e tij me PEN qendrën ruse, pjesërisht duke e zgjeruar përçarjen brenda kësaj organizate.

Në një postim të mbrëmshëm në rrjetin Facebook, Akuinin ka shkruar se PEN qendra ruse nuk i mbronë shkrimtarët e shtypur dhe “nuk ka asgjë të përbashkët” me lëvizjen globale PEN.

Një ditë më parë, poeti Lev Rubinshtein, dhe shkrimtari, Aleksandr Ilichevsky, po ashtu u larguan nga ky grup, në shenjë proteste ndaj përjashtimit të gazetarit të njohur dhe aktivistit, Sergei Parkhomenko.

Formalisht, Parkhomenko ishte përjashtuar nga PEN qendra për siç thuhej, “aktivitet provokues”, por ai në faqen në Internet të radios Ekho Moskvy, ka shkruar se ishte ndëshkuar për shkak se e kishte kritikuar PEN qendrën, se kishte dështuar ta mbështes punonjësin filmik ukrainas, Oleh Sentsov, i cili po e vuan dënimin prej 20 vitesh në një burg në Rusi, pasi ishte dënuar për komplot për sulm terrorist.

Sentsov i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, organizata Amnesty International, e të tjerë në perëndim, e kanë dënuar arrestimin e tij, procesin gjyqësor dhe burgosjen.

Në deklaratën e tij për agjencinë ruse, Interfax, presidenti i PEN qendrës ruse, Yevgeny Popov, i ka hedhur poshtë pretendimet për ndarje të organizatës, duke thënë se në të janë më se 400 anëtarë të organizatës dhe vetëm “një Parkhomenko”.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400