Shtatë kandidatë për president të Malit të Zi

00:03 / E mërkure, 21 Mars 2018

 

Në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Mal të Zi, më 15 prill, do të garojnë sipas të gjitha gjasave shtatë kandidatë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar deri të martën kadidaturat për President të Malit të Zi nga tre forca politike. Ndërkohë që ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale edhe kandidati opozitar, i cili mbështetet nga pjesa më e madhe e partive të opozitës, përfshirë Frontin Demokratik, Demokratët e Malit të Zi, Partinë Popullore Socialiste dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve për President të Malit të Zi do të jetë kryetari i saj Millo Gjukanoviç, i cili edhe më herët në një mandat ka qenë kryetar i Malit të Zi.

“Vendimi im është shprehje e përgjegjësisë ndaj asaj çfarë janë detyrimet dhe të arriturat e Malit të Zi. Orientimi im personal ka qenë ndryshe, por kur merreni me punën me të cilën unë merrem për më shumë se një çerek shekulli, atëherë keni detyrime partiake, personale dhe shoqërore”, tha Gjukanoviç, pas mbledhjes së Këshillit Qendror të PDS-së.

Propozimet e kandidatëve për kryetar të Malit të Zi i dorëzohen Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 26 mars 2018.

Presidenti i Malit të Zi zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë, me mandat pesëvjeçar.

Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale gjatë sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, që nga viti 1990. President i Malit të Zi nga viti 2003 është Filip Vujanoviq, i cili këtë funksion e ka ushtruar për tre mandate radhazi. /VoA

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400