Shtatë metra borë në Alpet franceze

13:40 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Rruga nëpërmjet ngrehinës së borës të lartë shtatë metra në Alpet franceze është pastruar. Me këtë pastrim u është mundësuar qarkullimi fshatrave që kanë qenë të ndara nga bota.
Orteku i borës e ka bllokuar rrugën ndërmjet Besansit dhe Boneval sur Arkas pasi që rajoni u godit nga reshja të papara të borës.

Fotografitë dramatike që i ka bërë eksperti për orteqe të tillë, Alan Duklo tregojnë momentet pasi që punëtorët qanë përmes ortekut dhe liruan rrugën.

“Kanë kaluar 20 vjet që kur në këtë rajon kemi parë borë të tillë”, ka thënë Duklo.

Në rajonin e Savoas për 26 orë ka rënë 1.8 metra borë, derisa meteorologët të reshurat i kanë përshkruar si ato që shihen një herë në 30 vjet, shkruan BBC.

Kjo ka sjellë deri të ndërprerja e rrymës dhe kaosit në komunikacion. Edhe skijimi është ndërprerë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400