Shtatë të vdekur pas një sulmi në Irak

11:55 / E mërkure, 29 Gusht 2018

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në një pikë kontrolli të sigurisë në krahinën Enbar, në perëndim të Irakut, raporton AA.

 
Në një deklaratë për AA, kapiteni Ahmed Duleymi, tha se në pikën e përbashkët të kontrollit të trupave të ushtrisë së Irakut dhe të Hashdi Shabit në jug të qarkut Kaim, përgjatë kufirit Irak-Siri, është kryer një sulm vetëvrasës me një autobombë.

Dueymi bën të ditur se si pasojë e shpërthimit të automjetit, shtatë persona, dyre prej tyre civilë, kanë humbur jetën, kurse pesë të tjerë janë plagosur.

Ushtria e Irakut në fund të vitit të kaluar përsëri kishte marrë nën kontroll qarkun Kaim, i cili kontrollohej nga organizata terroriste DEASH që nga muaji qershor i vitit 2014.

Përkundër asaj që kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, në muajin dhjetor të vitit 2017 kishte shpallur se iu është dhënë fund pranisë ushtarake të DEASH-it në Irak, kohë pas kohe po realizohen sulme ndaj forcave të sigurisë së Irakut, sidomos në rajone shkretinore apo në ato larg prej vendbanimeve.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400