Shtatë vjet luftë në Siri, mbi 350.000 njerëz të vrarë

23:51 / E martë, 13 Mars 2018

 

Konflikti në Siri ka vrarë mbi 350,000 njerëz, ka zhvendosur më shumë se gjysmën e popullsisë dhe ka lënë pjesën më të madhe të vendit nën rrënoja.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se ka regjistruar vdekjen e 353,935 njerëzve që nga nisja e konfliktit në mars të vitit 2011.

Të vrarët përfshijnë 106,390 civilë, prej të cilëve 19,811 fëmijë, thuhet në shifrat e publikuara sot.

Në një vend me një popullsi prej 23 milionë banorësh para luftës, Kombet e Bashkuara vlerësuan se 6.1 milionë njerëz janë zhvendosur nga luftimet.

Handicap International, një organizatë joqeveritare franceze, tha se një milion njerëz janë plagosur në luftë, përcjell REL.

Konflikti në Siri, që ka nisur më 15 mars të vitit 2011, me goditjen e Qeverisë së presidentit Bashar al-Assad mbi protestat paqësore, hyn këtë javë në vitin e tetë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400