Si erdhi deri te shkatërrimi i ETA-s

22:32 / E mërkure, 16 Maj 2018

 

6 vite e gjysëm më vonë pas deklarimit të ndërprerjes përfundimtare të terrorizmit, ETA ka njoftuar zhdukjen e saj si organizatë përmes një komunikate të publikuar në 14:06 të drekës. Fjalia që është përdorur për këtë njoftim është: “Çmontimi i plotë i strukturave të saj dhe fundi i trajektores dhe i aktivitetit të saj politik”. Komunikata e publikuar nga mediat baske “Gara dhe Berria” është lexuar në spanjisht.  Teksti titullohej “Deklaratë përfundimtare e Etas drejtuar popullit bask”, me 378 fjalë, një komunikatë e ngjashme me atë të vitit 2011, në të cilën dekretoi mbylljen e saj përfundimtare. Nuk bën asnjë aludim për viktimat që ka shkaktuar gjatë akteve terroriste, por përpiqet të justifikojë  trajektoren e vet kriminale gjatë 59 viteve. Teksti flet për ish ushtarakët që sinjalizon se do të vazhdojnë “luftën për një Euskal Herria të bashkuar, të pavarur, socialist dhe jo patriarkal dhe që kur e konsiderojnë më të përshtatshme me përgjegjësi dhe më ndershmëri të përhershme”. Në pjesën e fundit të tekstit thuhet: “Këtë vendim përfundimtar e adoptojmë për të favorizuar një fazë të re historike. ETA lindi nga ky vend dhe tek ky vend do të vdesë”. Sinjalizon se do të ndërtojnë një proces si një popull që ka forcë, aktivizim popullor dhe pakte mes të ndryshmëve si për të duruar pasojat e konfliktit, ashtu edhe për t’u përballur me rrënjët politike dhe historike. Instuticionet dhe partitë konsiderojnë se kjo komunikatë është shpërbërja e kësaj organizate. Burime nga qeveria baske kërkojnë që t’u përmbahet kushteve të kërkuara, megjithëse mungon njohja e dëmeve të shkaktuar të gjitha viktimave dhe justifikimi i trajektores së saj terroriste.

Në fakt ETA u zhduk në 20 tetor të 2011 kur pushoi përfundimisht terrorizmin dhe përfunduan vrasjet, sekuestrimet, zhvatjet dhe kërcënimet. Këmbëngulja për të ndërhyrë në një të ardhme ka zgjatur 6 vite. Tani zhduket pa arritur asnjë nga pretendimet e veta, tek –tuk ndonjë pakt për të burgosurit. Sipas Ministrisë së Brendshme ka lënë një histori 853 vrasje, pjesa më e madhe baskë, 79 sekuestrime, 12 nga të cilat përfunduan me vrasje dhe 6389 të plagosur. Zhduket tani, ku kanë mbetur 197 raste të pa zbardhura, 170 të ndërprera dhe 27 të arkivuara. Lindi në 1959 si një organizatë për të luftuar diktaturën e Frankos, karriera e vrasjeve filloi  në vitin 1968 dhe zgjati 43 vjet deri në 2011. ETA e praktikoi terrorizmin vetëm 7 vjet gjatë diktaturës dhe 36 në tranzicion dhe në demokraci. Ishte një organizatë terroriste që me pretendimin për të imponuar një projekt totalitar në Euskadi u përpoq të destabilizonte demokracinë spanjolle dhe sulmoi në momentet më të vështira të tranzicionit. Konrektisht 1979-1980, vite të referendumit kostitucional të votimit të statusit të Gernikës dhe të krijimit të qeverisë së parë baske. Pas Luftës Civile vrau 244 persona, rreth një e treta e vrasjeve totale. Në 1977 përfitoi një amnisti për t’i dërguar në mërgim të gjithë të burgosurit. Bilanci terrorist i saj është 93% e 829 vrasjeve e kreu në tranzicion dhe demokraci, vetëm 7% gjatë diktaturës. / El Pais – Bota.al

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400