Siri: Janë vrarë 7 pjesëtarë të grupit të shpëtimit

16:35 / E shtunë, 12 Gusht 2017

 

Sulmues të panjohur i kanë vrarë 7 anëtarë të grupit për shpëtim të quajtur Hemetat e Bardha, sot herët në mëngjes, gjatë një anksioni kundër bazës së tyre në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Të shtatë vullnetarët e këtij shërbimi janë vrarë me plumba në ballë.

Nuk është e qartë menjëherë se ky sulm a kishte motive politike ose kriminale. Vendi Sarmin, ku ka ndodhur sulmi, është në provincën Idlib, ku aktualisht janë parë përleshje mndërmjet grupeve rivale kryengritëse.

Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar se trupat e të vrarëve janë gjetur kur vullnetarët e tjerë e kishin filluar punën.

Prej vitit 2013, Helmetat e Bardha kanë punuar për shpëtimin e civilëve në hapësirat që gjenden nën kontrollin e kryengritësve.

Ata kanë marrë donacione nga disa qeveri perëndimore, përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Holandën dhe Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe aleati i tij, Rusia, i akuzojnë anëtarët e Helmetave të Bardha se janë vegla të donatorëve të tyre ndërkombëtarë.

Ky grup është i njohur për shpëtimet e tyre të guximshme, të cilat janë filmuar dhe janë postuar në mediat sociale.

Në vitin 2016, ky grup ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400