Spitalet në Gaza vështirë përballojnë numrin e lartë të viktimave

09:17 / E mërkure, 16 Maj 2018

Pacientët e plagosur me armë zjarri kanë mbushur spitalin kryesor në Gaza dhe shumë prej tyre janë duke pritur në radhë për mjekim, një ditë pasi ushtarët izraelitë kanë vrarë 59 palestinezë dhe kanë plagosur qindra të tjera si shkak i protestave në kufirin e Gazës.

Numri i lartë i të vdekurve ka nxitur pakënaqësi kundër Izraelit për siç është thënë përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve të paarmatosur.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur sesionin e së martës me një minutë heshtje në nderim të të vdekurve, ndërsa i dërguari i posaçëm i Lindjes së Mesme ka thënë se “nuk ka arsyetime për vrasjet”.

Turqia ka dëbuar ambasadorin e Izraelit derisa shumë shtete evropiane kanë bërë thirrje për hetim ndërkombëtar.

Izraeli ka thënë se ka të drejtë të mbrojë kufirin e tij dhe komunitetet përreth, duke akuzuar grupin militant Hamas për organizim të sulmeve nën pretekstin e protestave.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka mbrojtur Izraelin duke thënë se asnjë shtet anëtar “nuk do të vepronte me më shumë përmbajtje se Izraeli”, shkruan rel.

Përleshjet e së hënës kanë qenë vazhdimësi e disa javëve protesta të udhëhequra nga Hamasi.

Në po atë ditë ambasada amerikane është bartur nga Tel Avivi në Jerusalem, hap i cili ka pasur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400