Stoltenberg i kthen deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë

10:48 / E diell, 14 Janar 2018

 

Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë vendosur që t’i japin përkohësisht fund bojkotit të punimeve në Kuvendin e Maqedonisë. E gjithë kjo bëhet për një arsye të vetme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është arsyeja e këtij hapi të kësaj partie politike, e cila tashmë ka kryesi të re partiake.

Stoltenberg do të mbaj një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë dhe kjo shihet në Maqedoni si një shenjë mjaft pozitive për Maqedonië dhe proceset integruese euro-atlantike.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400