Stuhi e fuqishme në Havai

09:02 / E premte, 24 Gusht 2018

Havai është goditur nga erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm teksa Uragani Lane i afrohet shtetit amerikan, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Shkollat dhe zyrat janë mbyllur teksa banorët janë strehuar nga stuhia, e cila ka arritur në kategorinë e tretë të enjten.

Derisa stuhia u është afruar ishujve të shtetit Aloha, era ka arritur shpejtësinë e 125 kilometrave në orë dhe shiu ka rënë me shpejtësi të madhe.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Havai.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se autoritetet federale janë të gatshme për të ofruar ndihmë.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë përmes një njoftimi në Twitter se ndonëse kategoria e stuhisë është ulur, situata vazhdon të jetë e “rrezikshme” dhe vërshimet e mëdha përbëjnë “shqetësim të madh”. /rel/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400