Suedia tërheq akuzën për dhunim ndaj themeluesit të Wikileaks, Assange

11:41 / E premte, 19 Maj 2017

 

Drejtori i Prokurorisë Publike në Suedi ka vendosur të hedh poshtë hetimin për dhunim ndaj themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange, raporton BBC dhe media të tjera ndërkombëtare.
Vendimi është marrë para verifikimit që i bënë gjykata e Stokholmit kërkesës së avokatëve të Assange për të hequr dorë nga urdhri për arrestimin e themeluesit të faqes së internetit ku u publikuan një mori dokumentesh sekrete të shërbimeve të ndryshme amerikane.

Assange, prej vitit 2012 është duke jetuar brenda Ambasadës së Ekuadorit në Londër, në përpjekje për ta evituar ekstradimin në Suedi, përcjell në shqip Gazeta Express.

Ai e shprehte shqetësimin se nëse dërgohet në Suedi mund të ekstradohet për në SHBA.

Ai, në SHBA mund të përballet me gjykatën amerikane pas rrjedhjes së qindra mijëra dokumenteve sekrete të ushtrisë dhe diplomacisë amerikane.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400