Sulm me armë në një shkollë fillore në SHBA, të paktën 5 viktima

08:15 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Të paktën 5 persona mbetën të vdekur nga një sulm me armë pranë një shkollë fillore në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Akoma nuk dihet motivi i këtij sulmi pasi agresori është vrarë nga policia. Sipas një zyrtari të lartë të qytezës Tehama ku ndodhi sulmi, nuk ka humbur jetën asnjë fëmijë. Ndërkohë, mësohet se ka edhe persona të tjerë të plagosur, numri i të cilëve nuk është bërë i ditur ende.

Dyshohet se autori i masakrës ka përfunduar rastësisht në shkollën fillore, pasi sulmin e tij me armë e ka nisur disa minuta më parë duke qëlluar drejt banesave dhe duke i ‘zgjedhur’ viktimat e tij rastësisht. Hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë me intensitet të lartë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400