Sulmuesi i shkollës në Merillend vritet nga policia

20:21 / E martë, 20 Mars 2018

 

Një person i armatosur, i cili ka qëlluar dhe plagosur dy nxënës në një shkollë të mesme në Merillend të SHBA-së, është vrarë nga policia, njoftuan autoritetet e rendit.
Austin Wyatt Rollins, 17 vjeç, ka qëlluar një vajzë 16 vjeçe që është në gjendje kritike dhe një djalë 14 vjeç.

Sulmi ka ndodhur në shkollën e mesme Great Mills në qarkun Saint Meri.

Guvernatori i Merillendit, Larry Hogan, u shpreh i shqetësuar, duke thënë se “lutjet nuk janë të mjaftueshme”, përcjell REL.

Muajin e kaluar, të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Florida kanë lënë të vrarë 17 persona.

Nikolas Cruz, 19 vjeç, e ka pranuar kryerjen e sulmit në Florida dhe është ngarkuar me 17 akuza për vrasje me paramendim.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400