BE do të analizojë planin e Britanisë për Brexit

16:47 / E enjte, 12 Korrik 2018

Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka thënë se BE-ja do të rishikojë planin e fundit të Qeverisë Britanike rreth çështjeve tregtare, para se ky shtet të largohet nga blloku, transmeton Reuters.

“Do të analizojmë planin për Brexit së bashku me vendet tjera anëtare duke u bazuar në udhëzimet e Komisionit Evropian”, ka njoftuar ai përmes një postimi në Twitter.

“Oferta e BE-së përbën marrëveshjen ambicioze për tregti të lirë plus bashkëpunim në fusha të ndryshme, duke përfshirë partneritetin në aspektin e sigurisë”, është shprehur ai, duke iu referuar marrëveshjes tregtare, të cilën BE-ja ka propozuar ta negociojë me Londrën.

“I mirëpres negociatat me Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme”, ka thënë ai.

Negociatorët nga të dyja palët pritet të zhvillojnë javën e ardhshme raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400