Të mbijetuarit e tërmetit në Iran kërkojnë strehim

08:31 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Mijëra iranianë kanë kaluar natën e jashtë në ambiente të jashtme në temperatura të ftohta, pasi tërmeti shkatërrues goditi perëndimin e vendit.

Qeveria po përpiqet ndihmojë zonën e goditur më së shumti në krahinën malore të Kermanshah, ku qindra shtëpi u shkatërruan.

Më shumë se 430 persona u vranë dhe rreth 7,000 janë plagosur kur tërmeti goditi zonën afër kufirit Iran-Irak të dielën.

Irani ka deklaruar të martën ditë kombëtare të zisë. Presidenti Hassan Rouhani do të vizitojë rajonin, por organizatave ndërkombëtare të mediave nuk u lejohet të vizitojnë zonat e goditura nga tërmeti, transmeton KosovaPress.

Agjencia iraniane e lajmeve Irna tha se 430 njerëz kishin vdekur në vend. Në zonat më pak të populluara përtej kufirit në Irak, nëntë persona vdiqën dhe qindra u plagosën.

Mansoureh Bagheri, një zyrtare e Iranit me Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe, i tha BBC-së rreth 12,000 ndërtesa banimi ishin “shembur totalisht”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400