Të paktën 12 të vrarë dhe 60 të plagosur në një sulm ndaj zyrave policore në Afganistan

11:29 / E martë, 17 Tetor 2017

 

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 60 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri dhe me makinë-bombë ndaj zyrave qendrore të policisë provinciale afgane.

Sulmi për cak e kishte një qendër trajnuese të policisë ngjitur me zyrat qendrore të policisë në Gardez, kryeqytetin e provincës Paktia, transmeton Express.

Të paktën dy sulmues u vranë në këtë sulm, po ashtu, njofton Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Tre zyrtarë afganë kanë thënë për Reuters se në mesin e të vdekurve është edhe shefi i policisë provinciale, megjithëse ministria afgane ka konfirmuar se ai vetëm është plagosur.

Në mesin e të vdekurve ka civilë dhe oficerë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400