Të vogla, por sherrin e kanë të madh: Minitanket të cilat pritet të ndryshojnë edhe luftërat (Foto)

09:57 / E enjte, 14 Shtator 2017

 

Kompania britanike e mbrojtjes “BAE Systems” ka publikuar një sërë imazhesh që tregojnë mini-tanke të reja pa shoferë, e të cilat thuhet se mund të revolucionarizojnë luftën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, koncepti i ri, i koduar me emrin Ironclad, së shpejti mund të punojë së bashku me mjetet e tjera ajrore dhe tokësore pa pilot, për të mbështetur trupat në fushën e betejës.

Siç thuhet më tej, ato mund të kryejnë zbulime, të evakuojnë trupat dhe të veprojnë si njësi për asgjësimin e bombave – ato janë të afta të veprojnë në një rreze deri në 1 kilometër.

BAE Systems synon t’i bëjë ato plotësisht autonome në të ardhmen, që do të thotë se ato do të veprojnë pa një kontrollues njerëzor.

BAE Systems, një firmë globale e mbrojtjes dhe e sigurisë me qendër në Londër dhe Hampshire, thotë se ka projektuar tanket për të trajtuar ‘disa nga punët më të rrezikshme që ushtarët aktualisht përballen’.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400