Tensione në Egje, kryeministri turk dhe ai grek flasin në telefon

11:51 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

Kryeministrat e Greqisë dhe Turqisë, në një moment tepër të tensionuar në marrëdhëniet mes dy vendeve, kanë pasur një bisedë telefonike të kërkuar nga pala turke në mbrëmjen e së martës.

Tsipras i ka thënë homologut të tij Yildirim se zhvillimet e fundit dëmtojnë marrëdhëniet greko-turke, ato euro-turke dhe shkelin të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu, i ka theksuar atij nevojën për t’i dhënë fund menjëherë shkeljeve provokuese në rritje në ujrat territoriale dhe hapësirën ajrore të ishujve grekë në Egje dhe për të ulur tensionin.

Biseda telefonike e dy udhëheqësve është bërë pas një sërë zhvillimesh që pasuan incidentin e orëve të fundit, kur një anije ushtarake turke ka përplasur një anije greke pranë ishullit, Imia të kontestuar nga Turqia.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400