Tërmeti në Meksikë, 237 viktima dhe 1 mijë e 900 të lënduar

14:07 / E premte, 22 Shtator 2017

 

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm i Meksikës është rritur në 273 persona, ndërkohë ekipet e shpëtimit garojnë kundër kohës për të arritur te të mbijetuarit e bllokuar.

Presidenti Enrique Peña Nieto tha se shpëtimi dhe gjetja e atyre që u plagosën nga tërmeti 7.1 ballësh të martën do të mbetet “përparësia më e madhe”.

Tërmeti rrëzoi dhjetëra ndërtesa dhe la miliona banorë të kryeqytetit meksikan pa energji elektrike.

“Qeveria dhe e gjithë shoqëria jonë është përballur brenda më pak se dy ditësh me një interes dhe solidaritet masiv, pasojë e tërmetit që goditi pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Përparësia jonë vazhdon të jetë shpëtimi i njerëzve dhe vëmendja mjekësore për ata që kanë nevojë.

Deri tani, më shumë se 50 vetë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Mexico City. Ekipet e emergjencës po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e personave që ende rezultojnë të zhdukur në kryeqytet dhe në Puebla”, tha Presidenti i vendit.

Më shumë se 1 900 persona kanë marrë trajtim mjekësor vetëm në Mexico City, por shumica e tyre tashmë kanë dalë nga spitalet. Bilanci i vdekjeve nga lëkundjet e dhunshme të tokës është fiksuar aktualisht në 273.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400