“Time” shokon përsëri: E kanë djegur Trump’in në ballinë

00:38 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Revista Time përsëri e ka vendosur në faqe të parë presidentin e SHBA Donald Trump, dhe këtë herë prej flokëve të tij kanë bërë një pishtarë.

Trump në ballinën e Time është paraqitur se si bërtet dhe flokët i janë shndërruar në flakë, me titull “Viti i parë”, shkruan Gazeta Metro.

Kjo ballinë ka dalë në momentin kur libri “Zjarri dhe zemërimi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump’it”, në të cilin autori Michael Wolf ka zbuluar një sërë faktesh kontroverse, e i cili ka shkaktuar shqetësime të mëdha në opinion.

Ballina konsideron se me vazhdimin e ballinave të mëhershme të Time’it në të cilat shihet fytyra e Trump’it se si po shkrihet me titull “Meltdown” dhe “Total meltdown” (lojë fjalësh: melting – shkrirje), ndërsa në kuptimin “shkatërrim” “shkatërrim total”.

Revista e lajmeve e Nju Jorkut Time është një nga më të respektuarat në botë dhe është themeluar në vitin 1923.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400