Tmerrohet një qytet i tërë, taksisti cigan i drogon dhe plaçkit 100 pasagjerë

16:26 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

Një shofer cigan i taksisë është arrestuar nën dyshimin se e ka vrarë një prezantues të njohur radioje dhe i ka droguar dhe plaçkitur deri në 100 pasagjerë në Moskë. Policia ruse ka thënë se ai dyshohet t’u ketë dhënë viktimave ilaç psikotrop me qëllim që t’i plaçkiste.

Pamje të publikuara nga ueb-sajti rus i lajmeve “Zvezda”, shfaqin momentin kur i dyshuari kapet nga oficerët e policisë në mes të rrugës. Oficerët policorë kanë gjetur në banesën e tij 190 tableta “clozapine”, ilaç antipsikotik që funksionin duke e ndryshuar ekuilibrin e kemikaleve në tru, transmeton Express.

Po ashtu, janë gjetur të fshehura edhe 100 orë dore dhe 20 telefona mobilë. Ai e kishte marrë me qira një makinë të tipit “Mercedes” dhe kishte punuar si taksist, raportojnë mediat ruse.

Dyshohet se disa pasagjerë kishin pranuar ujë nga taksisti i dyshuar duke mos e ditur se ujit i ishte shtuar ilaç psikoaktiv.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400