Tmerron ‘Njeriu-ujk’: Vrasësi serial rrëfen si ka vrarë 80 gra

10:50 / E enjte, 12 Janar 2017

Një vrasës serial rus i njohur si “njeriu-ujk”, që është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22 grave, pranoi në polici se kishte edhe vrarë 59 të tjera.

 “Euronews” shkruan se Mikhail Popkov, një ish-polic i Siberian, rrëfeu për vrasjet duke thënë se ai e kishte dhunuar gratë para se t’i vriste me sëpata, thika apo edhe kacavida.Vrasjet ndodhën nga viti 1994 deri në 2000 dhe viktimat ishin të moshës mes 17 dhe 38 vjeç, tha komiteti hetimor rus, që është ekuivalenti  i FBI-së amerikane.

Popkov është arrestuar nga policia në qershor të vitit 2012, pasi hetuesit vërtetuan vrasjet e kryera  nëpërmjet testeve ADN-së. Mostrat përputheshin me ADN-në e Popkov që u gjet në vendet e krimit.

auto_information_items_51401484212817

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400