Torturohet 10 vjeçarja që punonte si shërbëtore për një gjyqtar

19:59 / E hëne, 09 Janar 2017

Një vajzë e moshës 10 vjeçare e cila ka punuar si shërbëtore për një gjyqtar të Pakistanit është torturuar.

Këtë e ka vërtetuar një bord mjekësor i Institutit të Shkencave Mjekësore të Pakistanit në raportin e të cilit thuhet se vajza ka pasur djegie në duart dhe këmbët e saj

Policia i ka thënë  BBC-së  se vajza kishte punuar për gjyqtarin nga Islamabad, Raja Khurram Ali Khan për dy vite derisa ky i fundit nuk e ka komentuar këtë ngjarje.

Ky rast ka shkaktuar një zhurmë të madhe në Pakistan  derisa grupet e të drejtave të njeriut thonë se ligjet e punës së Pakistanit injorojnë abuzimin e fëmijëve të cilët në një moshë të re janë duke punuar në rrugë apo në shtëpitë e familjeve të klasës së mesme.

Besohet të jenë rreth 12 milionë punëtorë fëmijë në Pakistan të cilët punojnë në kushte shumë të vështira.

Raportet e abuzimit për herë të parë u shfaqën në mediat sociale muajin e kaluar, së bashku me fotografitë e lëndimeve të vajzës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400