Tragjedi në Siri: Në një sulm ajror vdesin 23 anëtarë të së njëjtës familje

12:37 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

Një total prej 23 anëtarësh të një familjeje të njëjtë janë vrarë nga sulmet e një koalicioni ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në një fshat sirian në lindje të vendit të mbajtur nga xhihadistët e shtetit islamik, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton InfoPress.

“Të paktën 23 civilë, përfshirë tetë fëmijë dhe gjashtë gra, u vranë nga një sulm koalicioni në fshatin sirian”, potencoi observatori.

Viktimat, me prejardhje nga një familje e vetme, u fshehën në një shtëpi pasi ata shpëtuan nga një konflikt në një fshat fqinj.

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA mbështet koalicionin arabo-kurd në luftën kundër shtetit islamik në bregun e Eufratit në krahinën siriane të Deir Ezorit.

Kjo krahinë është kryesisht e kontrolluar nga forcat siriane, por ka ende zona të vogla në të cilat ndodhen islamistët.

Koalicioni tha se një hetim i hapur do të nisë lidhur me vdekjen e civilëve, duke thënë se syimi i tyre i vetëm ishin “objektivat ushtarake”.

Koalicioni kohët e fundit ka pranuar se ka vrarë pa dashje 800 civilë në sulmet në Siri dhe Irakun fqinj që nga veprimi i tyre në ato zona në vitin 2014.

Që nga fillimi i konfliktit në mars të vitit 2011, më shumë se 340,000 njerëz janë vrarë në Siri./InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400