Tre të plagosur në selinë qendrore të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) në SHBA (Video)

21:19 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

Tre persona u plagosën pasi një makinë u përplas jashtë selisë qendrore të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA.

Të shtënat ndodhën pasi një SUV i zi u afrua në objektin në Fort Meade, Maryland, pa autorizim. Nuk ka ende ndonjë tregues për ndonjë lidhje me terrorizmin, thanë zyrtarët e FBI. Shoferi i makinës, një civil dhe një oficer i policisë së NSA u dërguan në spital, tha agjencia, raporton BBC.

Agjenti special i FBI Gordon Johnson tha se të plagosurit u dërguan në spital nga baza e ushtrisë amerikane, e cila është rreth 30 milje (48 km) në veri-lindje të Uashingtonit, pas incidentit të së mërkurës në mëngjes.

“Ne besojmë se nuk ka indikacione se asgjë më shumë se një incident i izoluar i asaj që ndodhi sot këtë mëngjes”, tha zoti Johnson, duke theksuar se nuk ishte terrorizëm. Civilët dhe oficeri i policisë pësuan lëndime jo të rrezikshme.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400