Trump e nis me skandal: Shikojeni çka i bën gazetarit të CNN (Video)

19:43 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Presidenti i ri amerikan Donald Trump duket se nuk i ka përmirësuar raportet me televizionin CNN, pasi që në momentin që gazetari i këtij televizioni tentoi t’i bëjë pyetje, ai reagoi ashpër kundër tij.

Trump ka mbajtur sot konferencën e parë për media që kur është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara, dhe derisa shumë gazetar tentonin të merrnin fjalën për t’i shtruar pyetje njëjtë reagoi edhe gazetari i CNN-it, Jim Acosta, i cili u ofendua rëndë nga i pari i Shtëpisë së Bardhë.

“Televizioni i juaj prodhon lajme të rreme. Jeni një organizatë e tmerrshme”, tha Trump para dhjetëra gazetarëve, duke i lënë shumë prej tyre të habitur me reagimin e tij.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i gazetarit Acosta, i cili iu kundërpërgjigj duke i thënë: “ju po na sulmoni, a mund të na përgjigjeni në pyetjet e bëra”.

Trump do të inaugurohet zyrtarisht president i SHBA-ve më 20 janar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400